Çfarë shkakton përdorimi i tepërt i ngjyruesve ushqimore tek fëmijët?

0
10
Loading...

Nga Rolina Naço, dietologe

Përdorimi i lëndëve shtesë si konservues, antioksidues, aromatizues, por edhe ngjyrues kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, si dhe Komisioni Evropian.

Mënyra e përdorimit, dozat , mënyrën se si duhet të jenë të përshkruara në etiketën e ushqimeve por dhe të cilat produkte do të përdoren kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme dhe si pas metodave të reja që vijojnë sipas teknologjisë.
FDA ka paraqitur një ngjyrues, Yellow 5, i cili është e lidhur me reaksione alergjike në raport 1 në 10.000 persona.
Në fakt, nga ana tjetër disa studime nuk janë dhe aq qetësuese për sa i përket përdorimit të ngjyruesve pasi i kanë lidhur ato me një mori problemesh shëndetësore.
-Një ngjyrues i quajtur Blue 1, që ndodhet të akulloret, ëmbëlsirat por dhe në pije të ndryshme, si ato me alkool ashtu edhe ato pa alkool që konsumohen shpesh nga fëmijët, konsiderohet me rrezik të ulët. Ndërsa një studim tjetër ka dalë në përfundimin se Blue 2 po në të njëjtën kategori si lëndë ngjyruese lidhet me tumorin e trurit sipas eksperimenteve që u bënë te kavjet.
-Red 40 një tjetër ngjyrues që gjendet te ushqimet e përpunuara si patatina dhe ushqime të tjera krokante me bazë drithërash të përpunuara, që janë kryesisht të konsumuara nga fëmijët është lidhur me simptoma si hiperaktivitet tek fëmijët, agresivitet, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi, kjo e lidhur dhe me lëndët konservuese që ndodhen te këto ushqime .
-Yellow 6 një ngjyrues tjetër qe ndodhet e ëmbëlsirat, salsiçe, pije me gaz, janë lidhur me tumor në veshkat dhe mbiveshkoret. Yellow 5 është lidhur me alergji, astmë, migrenë, ankthi dhe probleme në sjelljen.
Sipas një studimi në Universitetin e Kalifornisë, vërtetojmë se pjesa më e madhe e ngjyruesve kanë një lidhje me dobësimin e sistemit tonë imunitar që na mbron nga sëmundje, infeksione dhe inflamacione.

Sa janë nivelet e si mund t’i dallojmë këto në etiketat?

Në etiketat e ushqimeve lëndët që janë shtesë si ngjyrues, aromatizues, konservuese mund të shënohen me kode si E dhe një numër. Për lëndët që përdoren për ngjyruese kodet janë nga E 100 deri në E199.
Ngjyrues që rekomandohet të mos konsumohen kryesisht nga fëmijët:
Ε102, Ε104, Ε107, Ε110, Ε112, Ε122, Ε123, Ε124, Ε127, Ε128, Ε131, Ε132, Ε150, Ε151, Ε154, Ε155, Ε160

-Lexoni etiketën e çdo ushqimi të paketuar para se ta blini, dhe nëse shkruajnë Red 3, Red 40, Yellow 5, Yellow 6, Blue 1, Blue 2, Green 3 dhe Orange B, me mirë t’i evitoni. Disa firma industriale përdorin emrin Allura Red AC në vend të Red 40, eritrosinë (E 127) në vëed Red 3, tartrazin ose (E 102) në vend të Yellow 5 dhe indigotin(E132) në vend të Blue 2.
-Evitoni ushqime që kanë ngjyrë shumë të fortë që shkëlqen pasi ngjyruesit natyral nuk janë aq të fortë dhe janë më të zbehtë.

Si mund t’i zëvendësojmë ushqime të tilla për të ushqyer sa më shëndetshëm fëmijët tanë?
-Preferoni të jepni tek fëmijët tuaj drithëra, gjalpë, biskota, bulmet, etj sa më pak të përpunuara dhe sa më afër formës së tyre natyrale.
-Beni kujdes kur shkoni në supermarket me fëmijët, pasi mund të tundohen me lehtë nga ngjyrat e ushqimeve për t’i blerë./ Shendeti.com.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here