Çfarë është HPV dhe çfarë rreziku sjell?

0
13

Dr. Mehmet Rrodhe, mjek patolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3 Tiranë.

HPV ose Virusi i Papilomës Njerëzore (shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës tek femrat) është një prej viruseve më të zakonshme që qarkullojnë e jetojnë në lëkurën e njeriut e mund të transmetohen nga një person në tjetrin me anë të çdo prekje seksuale. Tipet e HPV-së ndryshojnë përsa i përket agresivitetit të tyre biologjik e llojit të dëmtimit që shkaktojnë në organizëm.

Deri më sot janë zbuluar rreth 100 tipe HPV nëntipe sipas rrezikshmërisë së tyre ato ndahen në dy grupe:

HPV e tipit 6 e 11 që janë përgjegjëse për shkaktimin e lythave genital që hasen rreth organeve gjenitale femërore dhe mashkullore dhe tipet 16-18 (31,33, 35, 39, 45, 51) si shkaktarët kryesorë të 70% të kancereve të Qafës së Mitrës tek Femrat. HPV kalon nga një person tek tjetri me kontakt të drejtëpërdrejtë, e në shumicën e rasteve infeksioni transmetohet me kontakt seksual. Tipat e ndryshme të HPV vendosen dhe janë të aftë të mbijetojnë vetëm në qelizat sipërfaqësore të lëkurës, të mukozës të qafës së mitrës, të vaginës, të anusit, të vulvës, të penisit, të gojës dhe grykës.

Theksojmë: Se ato nuk rriten në pjesët e tjera të trupit e nuk infektojnë ose të përhapen në rrugët e gjakut apo limfës.Infektimi fillestar nuk mbron ndonjë infektim të mëtejshëm.

Në rast se një femër konstaton se ajo ka lythe genital duhet të bëjë një vizitë tek mjeku specialist për trajtimin e tyre dhe duhet të kryejë një Pap-test. Burri duhet të trajtohet nga mjeku specialist.

Kush rrezikohet nga infektimi me HPV:

  • Femrat që kanë filluar jetë seksuale në moshë nën 17 vjeç.
  • Femrat që kanë më shumë se një partner.
  • Femrat që partneri ka më shumë se një partnere
  • Pirja e duhanit, dieta e faktorët ambiental
  • Gjendjet patologjike që dëmtojnë sistemin mbrojtës imunitar të organizmit, veçanarisht të sëmurët me AIDS.
  • Personat e infektuar nga virusi HIV
  • Gratë që vuajnë nga diabeti
  • Përdorimi i një kohe shumë të gjatë i kontraceptivëve (tablet që merren pa kontroll mjeksorë)
  • Gratë me lindje të shumta
  • Gratë me histori sëmundje IST (sëmundje seksualisht të transmetueshme)
  • Dieta dhe ushqyerja e dobët…etj

Theksojmë se HPV nuk është i njëjtë me HIV sepse problemet dhe simptomat shëndetësore janë të ndryshme.

Sot për mbrojtjen e femrave nga HIV ka dy lloje vaksinash në qarkullimin cardasil, cervarit. Këto bëhen para se femra ka këtë aktivitet seksual dhe në konsultë të gjinekologut, por edhe këto nuk të mbrojnë nga tipet e tjera të HPV.

Prandaj çdo grua nga mosha 25 vjevve deri në moshëm 65 vjeçe duhet të kryejë rregullisht Pap-testin.

Vizita periodike te mjekët specialist dhe të detyrueshmë këto vizita kur ka këto shqetësime:

  • Ka më shumë se një partnere
  • Ka bërë seks të pambrojtur
  • Keni gjakderdhje gjatë seksit ose dhimbje
  • Periodat janë të çrregullta
  • Keni qenë seksualisht e abuzuar
  • Vëreni shenja në organet tuaja seksuale apo keni sekrecione
  • Nëse nuk është mosha juaj e menset u ndërpriten
  • Jeni përdoruese të duhanit etj..

Do ta mbyll me 2 thënie të Nënë Terezës:

’Jeta është pasuri, mbroje, ‘’Jeta është tepër e çmuar, mos e shkatërroni’’. Ju faleminderit!

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu