Çdo të ndodhte sikur truri të punonte në kapacitetin e plotë të tij?

0
13

A e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje: çfarë do të ndodhte nëse do të mund ta përdornim tërë kapacitetin e trurit?

Kjo pyetje ishte parashtruar edhe në forume të ndryshme botërore, por ja cfare thote studiuesi Yohan John.

Ideja se ne mund ta përdorim vetëm 10 përqindëshin e trurit tonë është mit i dëmshëm. Truri është gjithmonë aktiv. Mund të duket paksa më e kuptueshme nëse themi se ne e përdorim 100 përqindëshin e trurit gjatë gjithë kohës, por edhe kjo është paksa keqkuptuese.

Megjithatë, që të dyja nga këto teori nuk janë krejtësisht gabim.

Funksioni i trurit varet më shumë nga kualiteti i aktiviteteve të ndryshme sesa nga kuantiteti i aktiviteteve. Mënyra e funksionimit të trurit ndryshon varësisht nga ajo çfarë jeni duke bërë, prandaj disa neurone apo grupe të neuroneve bëhen më aktive kur tjerat bëhen joaktive. Aktivizimi i të gjitha neuroneve do të ishte si ta shtypni gazin dhe frenin e veturës në të njëjtën kohë – pra jo një ide aq e mirë, raporton Telegraf.

Do të ishte e rrezikshme nëse shumë neurone ngacmuese do të bëheshin aktive njëkohësisht. Hiperaktiviteti i grupeve të neuroneve është i ndërlidhur me epilepsinë dhe disa çrregullime tjera neurologjike. Kur njerëzit thonë se jeni duke e përdorur vetëm një fraksion të trurit, ata janë duke e dhënë një ide tejet të arsyeshme se ne nuk jemi duke e realizuar potencialin tonë të plotë si njerëz.

Por, përmirësimi i mendimeve dhe sjelljeve tona nuk është çështje e amplifikimit të aktivitetit neural. Në vend të kësaj, është më shumë rreth krijimit të sistemeve të reja dhe fitimprurëse të sjelljes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here