Çaji i ftohtë i luleve të mollës, zgjidhja magjike për veshkat

0
12

Çaji i Luleve të Mollës është një pije bimore që tani përdoret gjerësisht për rezervën e saj të antioksidantëve dhe mineraleve. Çaji i luleve të mollëve të gjelbra është përgjithësisht më i preferuar sesa ai i luleve të mollëve të kuqe, pasi kontribuon në përfitime më të mëdha shëndetësore, por të dyja funksionojnë krejt mirë.

Zakonisht përdoren vetëm lulet e bardha të mollës, por në mjaft raste këtyre u shtohen edhe lëkurat e thara të frutave të mollës për t’i shtuar shijen.

Molla jo pa qëllim quhet Fruti i Artë, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e bazave të lëngjeve të frutave, si edhe për prodhimin e uthullës së mollës.

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve, por plot vlera të mahnitshme ofron edhe çaji bimor që përftohet nga lulet e thara të kësaj peme.

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Mbi të gjitha ky lloj çaji ka vlera vërtet speciale për veshkat.

Ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë.

Çaji i përftuar nga lulet dhe lëkurat e thara të mollës, përdoret për qetësimet nervore pas aktiviteteve të rënda fizike. për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës. Duhet theksuar se pirja e rregullt e çajit të luleve të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit edhe për të qetësuar kollën. Mjekët specialistë rekomandojnë pirjen e çajit të luleve të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke.

Si përgatitet Çaji i Luleve të Mollës

Përdorni rreth 2 lugë çaji lule të thata për çdo 500ml ujë. Mbusheni filxhanin tuaj me ujë të vluar dhe të nxehtë dhe lëreni çajin të lëshojë ekstraktet e tij për 3 deri në 4 minuta. Më pas lëreni të ftohet dhe gjatë periudhës verore mund ta përdorni edhe si çaj të ftohtë. Nëse ju pëlqen të jetë më i ëmbël, një lugë çaji ose 2 me mjaltë me të vërtetë do të ëmbëlsojë atë.

Burimi:AgroWeb.org / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu