“Bota ndriçon më shumë kur vajzat përhapin dritën e tyre!”

0
10
Loading...

Vajzat pothuajse gjithmonë qëndrojnë një hap pas djemve dhe kjo diferencë ndjehet më së tepërmi në vendin tonë. Megjithatë, vajzat nuk janë aq të “harruara” sa mund të mendoni, dhe sidomos sot.

11 tetori është një ditë e veçantë për mbarë vajzat në të gjithë botën.

Ata festojnë sot ditën e tyre ndërkombëtare, e cila në thelb synon të promovojë trajtimin e barabartë mes meshkujve dhe femrave, duke iu dhënë këtyre të fundit më shumë mundësi, në fusha të tilla, si ligji, arsimimi, liria nga dhuna dhe abuzimi, etj.

Prej 2012, 11 tetori njihet si Dita Botërore e Vajzave.

Një postim për këtë ditë të rëndësishme është bërë dhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në faqen e saj në “facebook” shkruan se bota ndriçon më shumë kur vajzat përhapin dritën e tyre.

“1.1 miliardë vajza në botë janë një burim force, energjie dhe krijimtarie! Bota ndriçon më shumë kur vajzat përhapin dritën e tyre!”, shkruhet në postim.

vajzat

(Postimi i ambasadës së SHBA në Facebook)

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here