Belotti ka një lajm të ‘çmendur’ për Milanin

0
18

Pas 10 transferimeve të kësaj vere, shumë futbollistë të tjerë duan të transferohen në Milan.

Një nga ta është edhe sulmuesi italian, Andrea Belotti, i cili ka refuzuar transferimin në Stamford Bridge te Chelsea, shkruan Calciomercato.

Por, problem mbetet vetëm oferta e vogël e Milanit, e cila është e papranueshme nga drejtuesit e Torinos.

Për shërbimet e Belottit skuadra italiane kërkon 100 milionë euro, ndërsa Milan ofron vetëm 40 milionë euro dhe shërbimet e Gabriel Paletta dhe M’Baye Niang.

Pritet qe në ditët në vazhdim Milan të bëjë përpjekjen e radhës për transferimin e Belottit në ‘San Siro’, pasi edhe vet lojtari ka dhënë driten jeshile se dëiron të transferohet të Milan.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu