BB9/ Festë surprizë për Fotininë, çfarë ndodhi që u përlot!

0
17

Fotinia feston sot ditëlindjen dhe për nusen e shtëpisë, sapo kaloi ora 12, banorët, me udhëzimet e Big Brother, u kujdesën që t’i bënin Fotit një surprizë.

Kur Fotinia doli nga dhoma e rrëfimit, jashtë e priste Olsi, i cili, pasi i lidhi sytë, e shoqëroi në shtëpi ku po e prisnin banorët. Pranë krevatit të çiftit, gjithçka ishte mbuluar me trëndafila dhe torta me qirinj.

Pasi Olsi ia hap nga sytë, të gjithë në kor këndojnë “Shumë urime për ty!”. “Fiki qirinjtë dhe shpreh një dëshirë, përveç fëmijës”, i thotë Olsi dhe Fotinia fiku qirinjtë dhe përqafon të parin Danjelin që i thotë se e do shumë. Më pas, e prekur, nis t’i falënderojë dhe përqafojë të gjithë banorët me radhë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu