Barcelona ngjall interesimin për talentin e Dortmundit

0
44

Barcelona ka ngjallur interesimin për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, raporton Mundo Deportivo.

Balaugranat dështuan ta transferojnë 20 vjeçarin verën e kaluar, por janë të bindur se kësaj radhe do t’ia arrijnë qëllimit.

“Mundo” shkruan se Barcelona është duke shpresuar se me largimin e Thomas Tuchel dhe sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, që gjithashtu është afër largimit, do të bindin Dembelen që të transferohet në “Camp Nou”.

Dembele ka shënuar 10 gola në 49 paraqitje për Dortmundin.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu