Apple ka një lajm të mirë për përdoruesit e iPhone

0
32

Apple ka prezantuar iOS 11, versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ për pajisjet mobile.

Në iOS 11 është ridizajnuar tërësisht Qendra e Kontrollit (Control Center), paneli të cilin përdoruesit mund ta përdorin për t’u qasur në opsionet më të shpeshta dhe më të rëndësishme.

Përveç se është ridizajnuar, Qendra e Kontrollit në iOS 11 do ta ketë një buton që s’ka ekzistuar asnjëherë në versionet e mëparshme.

Me iOS 11, që pritet të lancohet zyrtarisht në vjeshtë, përdoruesit e iPhone do të mund ta ndezin dhe fikin shërbimin 3G/4G me një lehtësi maksimale, duke prekur butonin e ri që është shtuar enkas për këtë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu