Anulimi i lejeve për administratën “rilind” biznesin e raporteve mjekësore

0
27

Edhe pse ministrat e rinj teknikë anuluan lejet vjetore për punonjësit e administratës deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit, pak ditë më parë emisioni “STOP” transmetoi se si merrej një raport pune për vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Gazetarët kanë siguruar raporte të tjera agrante dhe kanë vënë përballë tyre mjeken që i ka lëshuar. Më datë 13 Qershor 2017 kamera e fshehtë e emisionit “STOP” solli me zë dhe figurë se sa lehtë mund të merret një raport mjeko-ligjor në poliklinikën numër 3 në Tiranë, ku mjaftonte të paguaje vetëm shumën prej 1000 lekësh të reja.

Qytetarja – Mundem? Si je?

Infermierja – Mirë! Urdhëro! Ça bone?

Qytetarja – Më duhet një kshu …, raport mjeko-ligjor, që jam e aftë për punë.

Infermierja – Për vete? Qytetarja – Po! Më duket se ti më ke ndihmuar një herë.

Infermierja – Po e mbaj mend. Unë thashë pse ke ardh?

Qytetarja – E më … se më duhet ngaqë kam ndryshuar punë edhe …

Infermierja – Kartën e identitetit?

Qytetarja – E kam

Qytetarja – Po, po! Dhjetë (mijë lekë të vjetra) më duket.

Infermierja – Ouu … lekët, se harrova.

Qytetarja – Të t’i jap ty?

Infermierja – Po! Bëj një xhiro … edhe shkoj unë.

Pas 10 minutash.

Infermierja – Fute dorën në xhep se ma ka fut në xhep.

Qytetarja – Këtu? Infermierja – Po!

Qytetarja – Ku e ke mi? Hë?

Infermierja – Fute në xhep! (raportin)

Qytetarja – E mi mirë se s’ka njeri këtu.

Infermierja – Ta ka bo sikur ke dalë sot.

Qytetarja – Pse, si është rregulli i kësaj (marrjes së raportit)?

Infermierja – Ke dalë sot mi, e ke të freskët.

Qytetarja – Që kam dalë (në komision)?

Infermierja – Po! Vendosja pak vulën! (qytetarit tjetër).

Qytetarja – Këtu? Urdhëro! Kaq! (Qytetarja vendos vulën tek receta)

Infermierja – Po! Infermierja – I kanë rrit, ma bëri njëra me 10 (mijë lekë të vjetra).

Qytetarja – Pse, me sa i kanë bërë?

Infermierja – Me 12 (mijë lekë të vjetra).

Qytetarja – S’ke ça bën, do ta marrësh.

Infermierja – Jo, do ta marrësh.

Qytetarja – Mirupafshim! Infermierja – Të ectë mbarë!

Qytetarja – Faleminderit shumë! Ministrat e rinj teknikë anuluan lejet për punonjësit e administratës, deri pas zgjedhjeve parlamentare 25 Qershorit, por gazetarët e emisionit “STOP” kanë siguruar raportet e njëpasnjëshme që ka mundur të marrë një qytetare në Qendrën Shëndetësore numër 1

Mjekja Luiza Zota i ka dhënë qytetares dy raporte për 5 ditë, ku nuk përfshihet fundjava që qytetarja është pushim dhe një për 14 ditë.

Por si të mos mjaftonin këto tre raporte për paaftësi të përkohshme në punë nga sëmundje të përgjithshme që paguhen nga sigurimet shoqërore, qytetarja pajiset edhe me një raport 1-mujor, ku kanë firmosur tre neurologë./ Shendeti.com.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here