Allegri me pagë të majme te Juventus, ja objektivat në merkato

0
17
CARDIFF, WALES – JUNE 03: Massimiliano Allegri, Manager of Juventus walks past the Champions League trophy after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Allegri do të vazhdojë projektin e tij te Juventusi. Tekniku toskan do të takojë drejtuesit e klubit për të zyrtarizuar zgjatjen e kontratës deri në vitin 2019, ndërsa paga vjetore pritet të rritet deri në 7 milionë euro.

Finalja e humbur e Kardifit duket se është hedhur pas dhe Juventusi do të blindojë trajnerin e saj për të larguar ofertat që vijnë nga PSG në Francë.

Pasi të jetë mbyllur çështja e trajnerit, bardh e zinjtë do të hidhen në merkato për të kërkuar përforcime. Një ndër pikat kryesore të marrëveshjes mes Allegrit dhe drejtuesve të Juventusit është ajo e përforcimeve në merkato, ku trajneri kërkon dy-tre lojtarë të fortë në mesfushë dhe në sulm. Deri më tani emrat e përfolur janë ata të Douglas Costa, Angel Di Maria, Keita apo edhe mesfushorit 24 vjeçar të Monakos Fabinho. Në rast se Bonucci do të largohet drejt Realit të Madridit apo Çelsit, pritet edhe ardhja e një mbrojtësi klasi për të mbushur hapësirën e lënë bosh.

Massimiliano Allegri sapo mbylli vitin e tretë në krye të Juventusit, ku ka dominuar plotësisht në Itali duke fituar tre kampionate dhe tre Kupa Italie, e gjithashtu duke dalë në finalen e Champions League dy herë brenda tre vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here