A e keni menduar ndonjëherë pse mbyllim sytë kur puthemi? Ja arsyeja!

0
21

Keni menduar ndonjëherë pse i mbyllni sytë kur putheni?

Një studim i The Debrief e ka gjetur. Sipas psikologes Polly Dalton dhe Sandra Murphy, kërkimi i së cilave është publikuar në “Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance”, është shumë punë e rëndë për trurin tonë të fokusohet te shqisat e tjera nëse merr një stimul pamor që na huton. Si rezultat, ne duhet të mbyllim sytë kur puthemi, që ta ndjejmë kënaqësinë e puthjes fizikisht.

Dalton dhe Murphy e zbuluan këtë duke u kërkuar një grupi pjesëmarrësish të merrnin pjesë në një lojë që konsiston në gjetjen e shkronjave. Ndërsa ata bënin këtë ushtrim, pësonin një vibrim në duar, që ishte i ndjeshëm. Studiuesit Dalton and Murphy panë që kur pjesëmarrësit ishin të angazhuar në një ushtrim shumë të ngatërruar, ata nuk i ndienin fuqishëm vibrimet sepse truri ishte i fokusuar te ajo punë.

Kështu edhe kur ne puthemi, është e njëjta gjë. Nuk do ndiheshim njëlloj me sytë hapur që na hutojnë nga ndjesitë e tjera. Gjithashtu, është shumë e papërshtatshme t’ia ngulësh sytë dikujt ndërkohë që puthesh, nëse keni bërë ndonjë eksperiment mund ta thoni me bindje.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu