6 gabimet më të zakonshme që bëni gjatë përdorimit të pudrës dhe si t’i shmangeni atyre!

0
18

Aplikimi i themelit në fytyrë në të shumtën e rasteve mund të jetë i papërshtatshëm. Është shumë e vështirë që të zgjidhet nuanca e duhur dhe të kombinohet me tonin e lëkurës, sepse mund të ngjajë sikur kemi vënë maskë dhe të na theksohet aq shumë saqë humb efektin e një pamje të bukur. Pastaj lind pyetja: a përdorni pudër pluhur apo të lëngshme? Nëse merrni pudër të lëngshme, sa shtresë të mbulimit duhet të ketë? Nëse keni mbulim të mesëm, duhet të zgjedhni një lustër mat apo me shkëlqim?! Aq shumë pyetje ndërsa ju thjeshtë keni kërkuar vetëm të bleni një pudër ose themel!

Një produkt i tillë i zgjedhur mirë dhe aplikimi i saktë dhe i duhur, ndoshta përbën teknikën më të vështirë të grimit me të cilën duhet të ballafaqohemi, përveç makeup artistëve të cilët janë profesionistë në kontura dhe teknika të tilla që bëjnë të dukeni e mahnitshme gjatë tërë ditës.

Për fat të keq, shumica prej nesh zakonisht kanë përvojë të keqe në zbatimin e themelit, andaj edhe kemi kërkuar këshillat më të mira nga artistë profesionistë të kozmetikës se si aplikohet baza apo themeli në mënyrë që të kemi një pamje rrezatuese dhe të përsosur!

Ju zgjedhni nuancën e gabuar të themelit (sherkut)

Gabimi më i madh që bëjmë gjatë aplikimit të themelit apo bazës është përzgjedhja jo e duhur e nuancës, gjë që mund të dalim shumë qesharake! Çështja është se shumica prej nesh nuk e njohin mirë ngjyrën e lëkurës së tyre dhe për këtë arsye shumë lehtë mund të gabojnë në përzgjedhjen e nuancës.

E aplikoni themelin si një “maskë”

Themeli duhet të përdoret për të barazuar ngjyrën e lëkurës dhe për të fshehur defektet e vogla, të tilla si shenja, skuqje, rrathë të errët, por kjo nuk nënkupton se ju duhet të hidhni gjysmën e shishes së produktit përnjëherësh vetëm e vetëm për të fshehur parregullsitë! Nëqoftëse lëkura juaj ka shumë defekte, atëherë zgjidhni Vichy Dermablend 3D Correction, që është e qëndrueshme deri në 16 orë, ofron nivel të lartë të mbulimit, redukton parregullsitë dhe ju krijon një pamje të përkryer.

Përdorni dritën e gabuar

Kjo është një gjë aq e thjeshtë, por që ndodhë të injorojmë plotësisht dritën e nevojshme gjatë grimit. Gjithmonë aplikoni themelin nën dritën e ditës, ndërsa në mbrëmje përdorni llamba me dritë imituese. Nëse lëkura juaj duket mirë në këtë dritë, atëherë ajo do të duket mirë në çfarëdolloj ndriçimi.

Kujdeseni në mënyrë të gabuar për lëkurën e fytyrës

Kur lyeni me pudrën apo themelin e gabuar, lëkura juaj ka një problem tjetër: mund të qërohet! Prandaj edhe është i rëndësishëm hidratimi i lëkurës si dhe ushqyerja në mënyrë të duhur, për të arritur një pamje të përsosur! Nëse urreni të përdorni shumë produkte kozmetike, ne ju preferojmë të përdorni Vichy Dermablend pudër të lëngshme korrigjuese, e cila është e pasur me glicerinë dhe vajra esenciale me origjinë bimore, gjë që jo vetëm që e qetësojnë lëkurën, por e bëjnë edhe të këndshme duke ofruar 24 orë hidratim të lëkurës!

Përdorni pluhur pudër të gabuar për të arritur efektin mat

Pudra duhet të jetë e lehtë dhe të japë pamje rrezatuese, dhe asesi e kundërta! Nëse pas themelit të lëngshëm përdorni pudër pluhur, atëherë ndoshta ju do të arrini efektin mat, por do të keni aq shumë produkt në fytyrën tuaj, saqë nuk do të dukeni aspak bukur, por shumë më e vjetër.

Përdorni mjete jo të duhura kozmetike

Nëse përdorni brushë për të aplikuar themelin ose edhe sfungjer, atëherë zgjedhni me shumë kujdes. Nëse për aplikim të themelit apo bazës së lëngshme përdorni një brushë e cila është e paraparë për pudër pluhur, atëherë shtrierja nuk do të jetë në mënyrë të barabartë dhe shumë shpejt do të hiqet nga lëkura.

Nëse aplikoni këto udhëzime, për një kohë shumë të shkurtër do të bëhni ekspertë në aplikimin e themelit dhe pamja juaj gjithnjë do të duket e përkryer!

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu