5 shenja nga të cilat mund të dalloni luleshtrydhet e vërteta, nga ato plastike

0
12

Luleshtrydhet nuk janë vetëm fruta të këndshme, por kanë edhe shumë përbërës të vlefshëm për organizmin, si antioksidantë, magnez dhe potas.

Por, duket se nuk është e lehtë të zgjedhësh frutet e vërtetë në dyqane e tregje. Ja pesë shenja që ju ndihmojnë të zgjidhni luleshtrydhe vërtet të mira.

Së pari, duhet t’i kushtoni rëndësi aromës kur zgjidhni luleshtrydhet. Frutet e mira kanë një aromë të fortë dhe të plotë pa nuanca të tjera. Nëse aroma nuk ndjehet mirë, ka shumë gjasa që ato të jenë rritur me kimikate.

Së dyti, luleshtrydhet duhet të jenë të kuqe dhe pak të shkëlqyeshme. Ato që kanë ngjyrë të errët duhet t’i shmangni: shiëtsit mund t’u kenë shtuar ngjyrues. Luleshtrydhet e zbehta që janë të gjelbërta në disa vende, nuk janë të pjekura dhe nuk do të piqen edhe pasi janë vlerë, kështu që mos i blini.

Madhësia dhe forma e luleshtrydheve varet nga lloji i tyre, kështu që nuk ka ndonjë këshillë të përgjithshme në këtë drejtim. Vetëm se mos u joshni nga frutet që janë shumë të mëdha: ato mund të jenë mbushur me ujë për volum. Gjithashtu, kushtojini vëmendje nëse luleshtrydhet janë të dëmtuara: ato kanë nisur të prishen.

Një gjethe në bazën e frutit mund të tregojë shumë për cilësinë e tij. Së pari, duhet të jetë një gjethe gjithmonë bashkë me një luleshtrydhe, pasi fruti nuk jeton shumë pa të. Nëse gjethja është e thatë apo e verdhë, fruti është i ndenjur.

Së fundmi, sa më larg njëra-tjetrës dhe sa më thellë në frut të jenë farat, aq më e ëmbël është luleshtrydhja. Edhe pse ky konstatim nuk ka ndonjë provë shkencore, përse të mos e provojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here