4 ushqime të larta në kalori që ndihmojnë në rënien në peshë

0
26

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E dimë që duhet të merrni më pak kalori nëse i keni vënë vetes detyrën që të humbni kilogramët e tepërt, megjithatë kjo nuk do të thotë që dieta juaj duhet të bazohet vetëm tek numri i kalorive. Në fakt, dietologët thonë se ushqime të caktuara të larta në kalori janë të mira për të rënë në peshë.

Ja cilat janë disa nga ushqimet të pasura me vlera ushqyese (fibra, yndyra dhe proteina) që do t’ju ndihmojnë të dobësoheni.

Avokado

Duhet ta pranojmë se avokado përmban shumë kalori (vetëm 1/3 e saj ka 80 kalori), megjithatë ajo përmban afri 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, plus 3 gramë fibra, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupit. Ky frut i lartë në kalori përmban gjithashtu kalium dhe yndyra të pangopura. Së bashku me fibrat, këto lëndë ushqyese ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, duke ulur kështu dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme gjatë ditës. Një mënyrë e mirë për të përfshirë avokadon në dietë është ta konsumoni si tost me vezë të skuqur dhe kafen e mëngjesit. Kështu do ta nisni ditën të kënaqur dhe do të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë.

E verdha e vezës

Shumë njerëz mendojnë se nëse duan të humbasin peshë, duhet të konsumojnë vetëm të bardhën e vezës për të marrë sa më pak kalori. Por, kjo mënyrë nuk ju ndihmon vërtet që të humbisni peshë për një kohë të gjatë. Të verdhat e vezëve janë të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme, si vitamina A, vitamina B, K2 dhe kholine. Këto lëndë ushqyese ndihmon në funksionin metabolik dhe shëndetin e tiroideve, të cilat janë shumë të rëndësishme për rënien në peshë.

Fruta të thata

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, konsumimi i frutave të thata është një opsion i mirë. Kjo sepse ato janë të pasura me proteina, fibra, yndyra të pangopura, që përveçse janë të shijshme, ju mbajnë edhe të ngopur për një kohë të gjatë. Dhe, e bukura është se të gjitha frutat e thata janë të mira kur bëhet fjalë për rënien në peshë – sigurisht nëse i konsumoni në racionin e duhur.

Vaj ulliri

Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm dhe të humbisni peshë njëkohësisht, dieta mesdhetare është e duhura. Jo më kot ekspertët rekomandojnë këtë dietë për t’u dobësuar. Një përbërës kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit, një acid yndyror i pangopur, i pasur me omega 3 dhe omega 6, lëndë ushqyese që qetësojnë inflamacionin (një nga shkaktarët kryesorë të shtimit në peshë).

Një lugë vaj ulliri përmban rreth 120 kalori, prandaj është mirë që ta përdorni për sallatë ose kur gatuani perime.

Burimi: Women’s Health/ Shendeti.com.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here