11 yjet e futbollit që nuk fituan Champions

0
16

Real Madrid fitoi për herë të 12-të Champions League, ndërsa Cristiano Ronaldo barazon në këtë rekord yje si Sedorf, Iniesta, ndërsa është larg Paolo Maldinit me vetëm një trofe. Por edhe pse kjo skuadër e ka fituar plot 12 herë, me të kanë luajtur lojtarë yje që nuk kanë arritur ta bëjnë të tyrin trofeun e Champions League. Një nga këta është fenomeni brazilian Ronaldo, që edhe pse u aktivizua me Barcelonan, Inter, Milan dhe Real Madrid, rastisi në vitet jot ë duhura për triumfin.

Ka edhe legjenda të tjerë, të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë, pavarësisht që kanë pasur karrierë të jashtëzakonshme dhe kanë luajtur në skuadra të mëdha. E përditshmja spanjolle AS ka përzgjedhur 11 yje, duke nisur nga portieri Gianluigi Buffon, i cili edhe pse luajti tri finale, i humbi të tria. Më i pafati nga të gjithë.

Në mbrojtje janë Cannavaro, Thuram dhe Lothar Matthaus. Në mesfushë janë Ballack, Vieira dhe Nedved, ndërsa në sulm janë katërshja fantastike, Bergamp, Ronaldo, Totti dhe Maradona. Vërtet për të ardhur keq për këta yje, por 8 prej tyre kanë fituar Kupën e Botës, një trofe që u mungon dy yjeve të sotme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here