10 shenjat që tregojnë se jeni kthyer si një çift i martuar

0
13

Në fillimet e marrëdhënies, ju jepnit maksimumin.

Visheshit bukur dhe shkonit në restorante të mira. Ecnit në park, shiheshit në sy dhe gëzoheshit me risinë e marrëdhënies suaj fantastike. Gjithashtu, seksi ishte diçka jashtë kësaj bote.Por tani, keni rënë në rutinë. “Të vishesh bukur” është kthyer në thjesht veshje rrobash të lara dhe “të shkuarit në një restorant të mirë” është kthyer në një porosi ushqimi që merret me vete. Shiheni në sy vetëm atëherë kur doni t’i hiqni një qime vetullash atij. Dhe seksi nuk është e thënë që është bërë i shëmtuar, por është bërë thjesht i parashikueshëm.

Kur ke shumë kohë që je me dikë, është e pashmangshme të kaloni më shumë të premte mbrëma në shtëpi, sesa jashtë dhe të kryeni nevojat personale në tualet, me derë hapur, kthehet normale. Ka shumë mundësi, që ju do filloni të ndiheni si një çift i martuar prej shumë kohësh.

Nuk po themi as të sapomartuar që sa janë kthyer nga muaji I mjaltit në Santorini. Jo, po flasim për çiftet 55-vjeçarë me fëmijët e rritur tashmë që aktivitet të së premtes kanë një film në Tv, një çaj dhe të fjeturit shpejt. Ky është një çift i vjetër dhe i martuar.

Ja ku janë 10 shenja që ju jeni drejt asaj pike.

1.Preferoni më mirë të rrini në shtëpi sesa të dilni në fundjavë

Të gjithë miqtë tuaj të përbashkët duan të shkojnë të shohin si është lokali i ri në qendër, por ju keni vendosur të dy që do porosisni ushqim Thai ose Indian në shtëpi.

Meqë jeni të vjetër dhe të martuar, do zgjidhni opsionin që ju jep më pak gaz.

2.Dhe pastaj shkoni të flini para mesnatës

Është e premta mbrëma dhe ju ju ka zënë gjumi para orës 12. Prindërit tanë bëjnë kështu.

3.Nuk ju zë gjumi të përqafuar

Të bësh dashuri dhe pastaj të rrini pranë është shumë bukur, por kur vjen koha për gjumë, je keni nevojë të ndaheni. Dijeni që ju bën shumë joshës të përpiqeni t’ju zërë gjumi kur jeni aq afër bashkë, por ju nuk rrini dot. Do çoni fëmijët në shkollë nesër, që nxitoni kaq shumë t’ju zërë gjumi në cepin tuaj?

4.E keni lënë veten shumë pas dore

Të dy keni marrë shumë peshë gjatë marrëdhënies. Ijët e tua kanë dalë nga kontrolli dhe barku i të dashurit rritet sa herë heq rrobat. Sinqerisht, ju mezi njiheni nga ata që keni qenë më parë.

5.Nuk shqetësoheni për t’u depiluar

Këmbë të padepiluara, ti? Po. Mjekër e lënë pas dore, ai? Po. Ju është vështirë t’ju prekësh.

6.Seksi është bërë pak bajat

Është e vështirë të ndihesh sexy me gjithë atë peshë të shtuar dhe qimet e padepiluara. Tani, akti i seksit ka humbur magjinë.

Nuk është që nuk ju pëlqen më seksi. Ju pëlqen, por ju nuk keni të njëjtën dëshirë për t’ia hequr rrobat nga trupi njëri-tjetrit siç kishit kur e keni nisur historinë. Nuk ndizni qirinj, nuk vishni lingerie dantellë dhe nuk shqetësoheni që të dukeni bukur nga çdo cep, tashmë. Nuk ia vlen të shqetësoheni.

As nuk e shikoni më njëri-tjetrin.

7. Bisedat kthehen në debate për paratë

Ai: “Si shkoi dita sot?”

Ti: “Mirë! Dola për shopping. Shpenzova nja 30000 Lekë…”

Ai: “Seriozisht e ke? Unë nuk do punoj për të përballuar jetën tënde kaq të shtrenjtë!”

Përsërit.

8. Thoni fjalë të pakëndshme për prindërit e njëri-tjetrit

Mamaja e tij e trajton si fëmijë dhe nuk e ke problem t’i thuash sa mama posesive është ajo. Dhe kur mamaja të thotë që je shëndoshur, I dashuri e quan shtrigë. Jut ë dy keni një masë të konsoliduar pakënaqësie ndaj prindërve të njëri-tjetrit.

Hej, ju nuk do ishit të vjetër dhe të martuar po të mos urrenit prindërit respektiv.

Përvjetorët mezi i festoni, nëse i festoni

Nuk keni nevojë për një spektakël për t’i treguar dashurinë njëri tjetrit. Ju keni kaq kohë jeni bashkë sa festat e përvjetorëve duken si traditë sesa si diçka që keni dëshirë ta organizoni. Në këtë pikë, mund të merret me mend që do vazhdoni për vite e vite me radhë.

Ju madje përtoni edhe t’i dhuroni një performancë të veçantë atë natë dhe ai nuk ju sjell lule. As nuk shkëmbeni pusulla urimi.

Nuk do e shkëmbenit folenë tuaj martesore me asgjë në botë

Të gjithë mund të vishen dhe të shkojnë në një darkë, por duhet dashuri e vërtetë t’I heqësh vetullat dikujt dhe mos të festosh përvjetorët e njohjes. Sigurisht, palat e barkut tënd do dalin jashtë kur ai të ngrejë bluzën pambuku që mban në shtrat, por kujt i intereson? Nuk keni nevojë të impresiononi njëri-tjetrin. Marrëdhënia jua mund të jetë monotone dhe rutinë ndonjëherë, por ju nuk keni dashur asnjëherë diçka ndryshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here