10 gjëra që dua që vajza ime t’i dijë për trupin e saj!

0
5

Nëna ime çmendet për gjërat që unë i bëj me vajzën time, por sinqerisht ka aq shumë gjëra që dua t’i shijoj me të saqë nuk ngopem dot. Kur bëhet fjalë për rritjen e një fëmije në jetë, sidomos një vajzë, ka shumë arsye që një nënë të frikësohet për gjërat që mund ta dëmtojnë, dhe unë nuk do të jem gjithnjë pranë saj për ta mbrojtur dhe ndaluar. E vetmja mënyrë që unë mund të përpiqem ta mbajë të sigurtë është t’i mësoj leksione të duhura për jetën. Dhe, ja pra 10 këshilla apo mësime që çdo nënë dëshiron që vajza e saj t’i dijë për një trup sa më të bukur.

Njihni pjesët e trupit tuaj

Njihni pjesët e trupit tuaj duke ditur emërtimin dhe funksionin e tyre. Mos u turpëroni nga vetja dhe komunikoni në mënyrë efektive nëse vëreni diçka të pazakontë tek vetja apo nuk ndiheni rehat. Ishin buzët e vaginës tënde në ultratingull kur unë mësova për gjininë tënde dhe kjo më bëri të kuptojë se do kisha një vajzë. Dhe, po unë qava nga gëzimi si një e marrë.

Futni pjesët e trupit në bikini

Duani trupin tuaj pa marrë parasysh rrudhat që ju krijohen me kalimin e kohës, apo deformiteteve pas lindjes. Ndihuni krenare me veten dhe futni pjesët e trupit në bikini, me plot bindje se e keni trupin tërheqës si gjithë femrat tjera.

Ushtroni

Mos i jepni përcaktime joreale vajzave tuaja duke i frymëzuar të bëhen si trupat e personave të famshëm dhe asesi mos i krahasoni me të tjerët. Frymëzoni për të ushtruar, për të mbajtur trupin e shëndetshëm dhe vital si dhe të ndjehen të fuqishme e të kënaqen me veten.

Ushqimi është i mirë

Ushqimi është aq i mirë! Shijojeni pafund atë – ushqejeni trupin dhe shpirtin tuaj. Lëreni që ushqimet të ju sjellin kujtime, gëzim dhe mos u bëni e varur apo maniake pas tij. Hani ushqim të shëndetshëm, vlerësoni vlerat e mira ushqyese dhe provoni gjëra të reja në kuzhinë.

Zgjidhni të jeni e shëndetshme e jo me trup të dobët

Obsesioni i shumicës së femrave është jenë të dobëta, në mënyrë që të mund të veshin bikini apo veshje tërheqëse. Por, kjo nuk ka fare rëndësi nëse ju nuk jeni e shëndetshme, nëse vuani nga plogështia si pasojë e mos ngrënies. Secili trup vjen në madhësi dhe forma të ndryshme, andaj jo që ka rëndësi është të pranoni veten, të jeni të shëndetshme dhe vitale. Asesi mos idealizoni të tjerët, bëhuni ju frymëzimi i vetes!

Trupi juaj- zgjedhja juaj!

Asnjëherë mos sforconi vajzat tuaja që të shprehni afeksion të trupit ndaj të tjerëve nëse ju nuk e dëshironi atë. Duhet të dini se trupi juaj është vetëm i juaji dhe nuk keni nevojë të tregoni dashuri fizike nëse nuk dëshironi. Mos e detyroni asnjëherë veten të bëni diçka që nuk ju pëlqen, mbajeni veten në kontroll.

Njihni kënaqësinë

Ashtu sikur që duam të ju tregojmë se nuk është mirë ta detyroni trupin tuaj të bëjë diçka, duam të ju tregojmë se është mirë të njihni edhe kënaqësinë. Eksploroni trupin tuaj në mënyrë private – mësoni gjtihçka rreth vetes. Dhe kur të ndiheni e sigurtë dhe të zhytur në mendime të kontrolluara, duam që të njihni gëzimin e seksit dhe kënaqësinë që ofron ai. Është mirë të njihni ndjenjat fizike, të ndiheni mirë me veten dhe partnerin.

Do të ketë gjak

Mos u bëni keq dhe mos kërkoni falje për ciklin tuaj menstrual. Është periudhë e përkohshme dhe mëse normale.

Gjërat ndryshojnë

Trupi i një femre rritet dhe ndryshon, pëson rrjedhje të qumështit, gjakderdhje, rrudha në fytyrë e çka tjetër jo. Ju do të rriteni, do të plakeni dhe duhet të përqafoni me gëzim ato ndryshime. Çdo linjë e të qeshurave, çdo qime e thinjur, çfarëdo pjesë me celulit në trupin tuaj, tregojnë të gjitha historinë tuaj të veçantë, për atë se çfarë jeni dhe çfarë keni përjetuar deri këtu – pra trupi është udhërrëfyesi juaj më i mirë.

Mos prisni

Ashtu si shumica e femrave edhe unë kam luftuar për të parë trupin tim në një aspekt pozitiv që t ë mund ta pranoj. Mbaj mend detaje nga e kaluara se si më anë përqeshur për gjoksin e madh por unë asesi nuk kam dashur ta reduktoj atë sepse e kam ditur faktin se një ditë ky gjoks do të ofrojë gjidhënie për foshnjen time. Andaj, fokusohuni në gjërat që kanë vlerë dhe duajeni veten, pavarsisht se të tjerëve nuk ju pëlqen.

Deri sa erdhe ti në jetë…

Unë kurrë nuk e kam kuptuar realisht rëndësinë dhe bukurinë e trupit tim përderisa ti nuk u zhvillove dhe rrite brenda meje. Kurrë nuk jam dukur më e bukur në pasqyrë se sa kur shikoja barkun të më fryhej çdoherë nga pak, gjoksin e madh që përgatitej për të të ushqyer dhe pjesë tjera të trupit që ndryshonin anatominë e tyre. Kurrë nuk kam pasur lidhje të fortë me ushqimin sepse tani kujdesesha që të ushqehesha shëndetshëm për të dyja. Pra, ti je pasqyra ime. Ti më mësove që të dua trupin tim andaj edhe nuk dua që kurrë të ndalesh së vlerësuari trupin tënd. E di që nuk mund të jem gjithnjë pranë teje, e di që nuk mund të të mbaj gjithnjë të sigurtë, por dua që përmes këtyre këshillave të bëhesh e fortë dhe të vazhdosh ta duash veten. Kurrë mos u ndal!

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu